Në një kohë paqe, Bullgaria po përgatitet të kryej blerjen më të madhe ushtarake në Ballkan pas rënies të komunizmit.
Ministria e Mbrojtjes bullgare ka zyrtarizuar që Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen se shpejti kërkesës së Sofjes për blerjen e një skuadrilje prej 8 avionësh F-16. Me një kosto që mund të kaloj 1.2 miliard dollarët.
Një shpenzim i madh për vendin ballkanik, edhe pse tashmë prej vitesh anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por i justifikuar nga nevoja për të rinovuar flotën ajrore që për momentin mbahet nga disa MIG-29 të prodhuar në kohën e Bashkimit Sovjetik.
Modeli i blerë nga Bullgaria do të jetë versioni më i ri i F-16, që për dekada ka qenë element dominant i forcës ajrore të SHBA dhe që tani bën pjesë në forcat ushtarake të shumë vendeve të botës.