Bota Bullgaria kryen blerjen ushtarake më të shtrenjtë në Ballkan

Bullgaria kryen blerjen ushtarake më të shtrenjtë në Ballkan

Në një kohë paqe, Bullgaria po përgatitet të kryej blerjen më të madhe ushtarake në Ballkan pas rënies të komunizmit.

Ministria e Mbrojtjes bullgare ka zyrtarizuar që Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen se shpejti kërkesës së Sofjes për blerjen e një skuadrilje prej 8 avionësh F-16. Me një kosto që mund të kaloj 1.2 miliard dollarët.

Një shpenzim i madh për vendin ballkanik, edhe pse tashmë prej vitesh anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por i justifikuar nga nevoja për të rinovuar flotën ajrore që për momentin mbahet nga disa MIG-29 të prodhuar në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Modeli i blerë nga Bullgaria do të jetë versioni më i ri i F-16, që për dekada ka qenë element dominant i forcës ajrore të SHBA dhe që tani bën pjesë në forcat ushtarake të shumë vendeve të botës.

F-16V-70 i porositur nga Bullgaria