Ndeshjet e mbetura në Bundesligë do të luhen pa tifozë dhe, sipas “Kicker”, mungesa e tyre do t’i kushtojë klubeve plot 91 milionë euro.
82 ndeshjet pa tifozë që kanë mbetur për t’u luajtur në Bundesligë nuk do të fusin në arkat e klubeve 69 milionë euro, ndërsa 81 ndeshjet që kanë mbetur nga Bundesliga 2 do të thotë 22 milionë euro.
Kjo llogaritje është bërë bazuar në shitjet e biletave të sezonit të kaluar. Në Bundesligë pati 42 738 tifozë për ndeshje, ndërsa në kategorinë e dytë gjermanë pati 18 980 tifozë për ndeshje.