Aktualitet Burg dhe dëbim për shqiptarin, media britanike: Shtëpitë e barit po lenë...

Burg dhe dëbim për shqiptarin, media britanike: Shtëpitë e barit po lenë lagjet pa energji

Një shqiptar, i cili drejtonte një shtëpi kanabisi në një fshat të vogël në Sheffield do të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar.

Por përpara ai duhet të vuajë një dënim. E. Briskaj ishte pa letra në Britani. Ai u arrestua më 27 shtator. Në banesën ku ai po qëndronte u gjetën 100 rrënjë kanabis.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, sasia e drogës që po kultivonte 31-vjeçari Briskaj do të sillte fitime deri në 200 mijë paund.

Por përveç dëbimit, i riu shqiptar duhet të vuajë edhe një dënim me 8 muaj burg për prodhim lëndësh narkotike.

Mediat shkruajnë se për shkak të mbingarkesës me energji elektrike që kërkojnë këto shtëpi, disa lagje mbesin pa energji elektrike.

“Shtëpitë e barit janë një kërcënim, duke shkaktuar dhunë, shfrytëzim dhe skllavëri. Dhe në shumicën e rasteve, shtëpitë e barit, të cilat kërkojnë shumë energji elektrike, mbingarkojnë transformatorët lokalë dhe zhysin lagjet në errësirë për orë të tëra”, shkruajnë mediat.