Vrasja apo keqtrajtimi i kafshëve shtëpiake mund të kushtojë shtrenjtë. Komisioni Parlamentar i Veprimatarive Prodhuese votoi pro nismës ligjore të firmosur nga 37.500 zgjedhës për ndryshimin e Kodit Penal.
Përveç vrasjes së kafshëve shtëpiake krim do të konsiderohet edhe keqtrajtimi, robërimi i tyre, organizimi i ndeshjeve mes kafshëve dhe kryerja e eksperimenteve.
Dënimet për vrasje të kafshëve shtëpiake mund të shkojnë deri në dy vite burg, po kaq është dënimi për organizatorët e ndeshjeve me kafshë dhe pronaret e tyre, ndërsa për eksperimentet parashikohen deri në 3 vite.
Të gjitha dënimet shoqërohen me gjobë deri në 10 mijë dollarë. Gjithsesi për masën e dënimit penal do të jetë Komisioni i Ligjeve, i cili do të bëjë vlerësimet përfundimtare.