Gjykata e Posaçme rikonfirmoi masat e sigurisë “arrest në burg” për 10 personat e arrestuar për laboratorin e kokainës në Fier.
Në këtë mënyrë, Viktor Çervanaku, Zenel Çervanaku, Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona do të vijojnë të qëndrojnë në qeli gjatë hetimeve.
Personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë.
Sipas tij, ai ka bërë porosinë vetëm për pleh organik. Edhe personat e tjerë kanë patur qëndrim mohues para gjykatës dhe kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.
Ndërkohë, në seancë avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në banesën ku janë gjetur thasët e plehut, nuk kemi të bëjmë me laborator teksa kanë shtuar se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetojë se brenda plehut ka kokainë.
Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.