Aktualitet Burg për të arrestuarit e grupit të Laert Haxhiut

Burg për të arrestuarit e grupit të Laert Haxhiut

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 10 prej të arrestuarve si pjesë e grupit të Laert Haxhiut.

Ndërsa për Fatjon Veliun u caktua masa e shtrimit të detyruar në spital pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Të arrestuarit akuzohen për disa ngjarje të rënda, mes tyre 6 vrasjeve. Zona e gjykatës në Elbasan ishte “blinduar” nga policia këtë të diel.

Prokuroria e Elbasanit kërkoi arrest me burg për 11 të arrestuarit, mes tyre edhe i penduari i drejtësisë, Artan Tafani. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata.

Avokati i Klea Gjatës, vajzës së arrestuar e cila dyshohet se ka pasur lidhje dashurie me Haxhiut, është shprehur se prokuroria ka përdorur metoda ekstraligjore. Sipas tij nuk ka mundësi që për 3 ditë të ketë verifikim dhe konfirmim thëniesh të një të penduari.

“Ka një mungesë motivacioni të prokurorisë në veprimet hetimore të saj… Nuk ndodh që për 3 ditë të ketë verifikim dhe konfirmim thëniesh të një të penduari… Organi akuzës ka përdorur metoda ekstra ligjore për interesa të caktuara”, tha avokati i Klea Gjatës, Detar Hysi.

Të arrestuarit që dolën para gjykatës

1-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç

2-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç

3-Ligor Romaçka, 31 vjeç

4-Erisiano Abedini, 32 vjeç

5-Bledar Berberi, 34 vjeç

6-Maringlen Topuzi, 37 vjeç

7-Bujar Abedini, 49 vjeç

8-Enriko Xhahysa, 23 vjeç

9-Klea Gjata, 27 vjeçe,

10-Idriz Manej, 68 vjeç

11-Fatjon Veliu, 36 vjeç

Sa i përket Laert Haxhiut, ai ndodhet i burgosur në Greqi. I konsideruar si person i shumëkërkuar nga policia shqiptare, ai u kap në Janinë në Maj të këtij viti.