Aktualitet Burg përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e dy motrave në Tiranë

Burg përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e dy motrave në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Përparim Ademin për vrasjen e 2 motrave në Tiranë, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Ai është shpallur fajtor për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Kjo ngjarje ka ndodhur më 31 dhjetor 2020.

Autori i ngjarjes, i cili më herët mbajti mbiemrin Tela, aktin e rëndë e kreu në prezencën e dy fëmijëve të mitur të bashkëjetueses së tij Zhaneta Metani.

Pas ekzekutimit të dyfishtë, autori u largua nga vendngjarja, por u dorëzua 2 orë më vonë në Policinë e Tiranës.

Motiv i ngjarjes së rëndë dyshohet se është bërë vendimi i bashkëjetueses së Ademit, Zhaneta Metani e cila kishte vendosur që të mos vazhdonte lidhjen mes tyre.