Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i kanë dhënë leje ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij që u nda nga jeta ditën e sotme.
Leja e kërkuar nga Tahiri është miratuar në zbatim të rregullores.
Ka qenë vetë ish-ministrit Saimir Tahiri që ka bërë të ditur publikisht nga burgu përmes një letre ndarjen nga jeta të babait të tij.
Ceremonia mortore do të bëhet nesër në orën 11:00.