Në Burrel punonjës të policisë bashkiake dhe militantë të Partisë Demokratike hynë me forcë brenda KZAZ-së nr. 16.
E gjithë baza materiale u nxor përjashta dhe u dogj në zjarr.
Simpatizantët e opozitës arritën ta finalizojnë sulmin e tyre, pas dy orë përplasje me policinë e rendit, e cila përdori dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve.
Situata ka qenë mjaft e tensionuar, ka pasur policë dhe protestues të lënduar.
Në mbështetje të forcave të rendit shkuan edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët nisën shoqërimet.
Megjithatë simpatizantët janë të shumtë në numër dhe agresiv. Më pas ata bllokuan rrugën dhe u nisen për në KZAZ e Klosit.
Ndërsa në Kukës mësohet se simpatizantët e opozitës i kanë vënë flakën hyrjes së gjimnazit të qytetit në KZAZ nr.11.