Një vrasje raportohet të ketë ndodhur në fshatin Zëmblak në Maliq.
Burri në proces divorci ka vrarë gruan e tij 46-vjeçare, Luiza Mulalli dhe e ka hedhur në gropën e ujërave të zeza.
Sipas policisë, autori Gjergji Mulalli është në arrati ndërsa janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.