Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka përshëndetur votimin e marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek.
Përmes një postimi në Twitter, Bushati shkruan se vota e Parlamentit grek zgjidhi mosmarrëveshjen 27 vjeçare mbi çështjen e emrit të Maqedonisë dhe i hapi dyert asaj për pranimin në BE dhe NATO:
“Ky është një moment historik për Ballkanin,”-shkruan Bushati.
Në fund ish-ministri i Jashtëm ndan dhe një urim për firmëtarët e marrëveshjes historike, Nikos Kotzias, Nikola Dimitrov, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.
Parlamenti grek miratoi sot (25 janar) marrëveshjen me 153 vota pro.
Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.