Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, deklaroi në studion e emisionit “Tempora” në TV Ora se ka komunikim normal me kryeministrin Edi Rama edhe pas largimit si ministër.
Bushati: Kam folur, kam komunikim normal duke qenë se jam dhe pjesë e Kryesisë së PS, përveç komunikimit njerëzor.
Por a ka mbetur një pse pa sepse?
Bushati: Kam një etikë pune që nuk para kërkoj arsye për vendime që nuk më përkasin mua. Çdo Ministër e di se kur përfshihet në një kabinet qeveritar e di se është në tagrin e Kryeministrit për të vlerësuar punën e Ministrit dhe për të vlerësuar në rast se ky person do të jetë apo jo pjesë e ekipit qeverisës.