Kryesore Buxheti mes kaosit, deputetët e PD hipin mbi tavolina dhe përplasen me...

Buxheti mes kaosit, deputetët e PD hipin mbi tavolina dhe përplasen me Gardën

Deputetët e Partisë Demokratike janë futur herët këtë të enjte në sallën e Kuvendit dhe janë përplasur me oficerët e Gardës.

Në seancën e sotme në Kuvend pritet të kalojë nen për nen buxheti.

Një ndër aktivët duket se ishte deputeti demokrat Bledion Nallbati, teksa nuk kanë munguar as sharjet ndaj efektivëve të Gardës.

Ndërkohë deputeti Ervin Salianji duke parë situatën hipi mbi tavolinë dhe u përpoq t’i hidhte karriget nga lart.

“Do ta shihni dhe ju dhe këta, legena”, u shpreh ai.

Pas ngjarjeve të seancës së kaluar, Gazment Bardh, është i përjashtuar për seancën e sotme, ndërsa reagoi në rrjetet sociale. Ai shkruan në Twitter.

“Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda”, shkruan Gazment Bardhi.

Ndërkohë, edhe Sali Berisha i përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto të sallës së parlamentit dhe bashkëngjitur saj shkruan: “Mirëmëngjesi miq, ky është parlamenti i Edi Ramës sot në mëngjes!”.