Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lajmëroi se protestuesit do të lejojnë që të ngrenë çadrat përpara kryeministrisë.
“Protestuesit do të lejohen që të ngrenë çadrat përpara kryeministrisë, vetëm pa prishur rendin dhe qetësinë. Ne nuk vrasim njerëz”, tha ai.
Policia ñllimisht e bëri të qartë se protesta do të zgjaste deri në orën 16:00 por më pas Tahiri tha protestuesit nuk do të pengohen të qëndrojnë në shesh edhe përtej këtij orari.
Çadra që opozita po ngre mund të mbajë deri në 100 persona.