Shëndet Çaji matcha, një mrekullibërës kundër tri llojeve të kancerit dhe obezitetit

Çaji matcha, një mrekullibërës kundër tri llojeve të kancerit dhe obezitetit

Çaji matcha është një produkt i njohur dhe i shumëkërkuar nga persona të famshëm, pasi përfitimet e tij shëndetësore janë të shumta.

Gjethet e së njëjtës bimë që përdoren për të bërë çaj jeshil, mblidhen dhe thahen për t’u shndërruar në pluhur, duke prodhuar çajin më të shëndetshëm në botë.

Gjethet e tij kanë më shumë antioksidant sesa çaji jeshil për shkak të dallimit në mënyrën e rritjes së tyre. Bimët e çajit matcha rriten në hije për rreth 20 deri në 30 ditë për të parandaluar kontaktin me rrezet e diellit dhe për të rritur prodhimin e klorofilit. Meqenëse baza e çajit matcha merr ushqyesit nga gjethet e plota, ato përmbajnë më shumë vlera sesa çaji jeshil.

Lloji i veçantë i përbërësve antioksidant polifenol-katekinë gjendet më shumë në çajin matcha se sa në cilindo çaj tjetër.

Prandaj, njerëzit që konsumojnë rregullisht këtë pije, korrin sukses në humbje të peshës, ulje të nivelit të sheqerit në gjak dhe përfitojnë më shumë shëndet kardiovaskular.

Përveç humbjes së peshës, përfitimi më i rëndësishëm shëndetësor sipas disa studimeve është mbrojtja që bima ofron kundër kancerit.

Këtu janë disa studime për të vërtetuar këtë fakt:

Kanceri i fshikëzës – Një studim i kryer nga instituti Metropolitano Nagoya në Japoni krahasoi popullsinë e përgjithshme me rastet e pacientëve me kancer të fshikëzës. Analiza e kancerit të fshikëzës është bërë me 293 pacientë dhe 589 kontrolle që janë përzgjedhur sipas moshës, gjinisë, zakonit të pirjes së duhanit dhe vendbanimit.

“Rreziku i zvogëluar është evident te rastet e pirjes së çajit matcha dhe çajit të zi”, thuhej në përfundim të studimit.

Kanceri i gjirit – Një përmbledhje e 13 rasteve nga tetë vende të ndryshme ekzaminoi të dhënat që lidhen me konsumimin e çajit matcha në lidhje me rrezikun e kancerit të gjirit. Para kësaj, shumë studime eksperimentale kanë shqyrtuar lidhjen midis polifenoleve të çajit dhe vetive anti-kancerogjene të tij. Sipas studimeve, gjithsej katër raste treguan rrezik më të ulët të kancerit të gjirit me konsum të çajit matcha.

Kanceri i prostatës – Dietat më të famshme aziatike, veçanërisht në Japoni, përmbajnë çaj matcha, kështu që në përgjithësi ekziston një përqindje e ulët e kancerit të prostatës tek japonezët dhe aziatikët në krahasim me popullatat perëndimore.

Përzierjet kimike që gjenden natyrshëm në çajin matcha vrasin qelizat kancerogjene dhe radikalet e lira që përhapin sëmundjen.