Lidhur me kërkesën e Holandës për pezullimin e vizave ndaj Shqipërisë, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj tha për “Opinion” se ajo do të refuzohet.
Cakaj renditi pikat, pse Shqipërisë nuk do ti vendoset regjimi i vizave.
“Parlamenti holandez ka iniciuar një procedurë për pezullimin e vizave me Shqipërinë dhe për një vendim të tillë për të hyrë në fuqi duhet të plotësohen 5 kushtet themelore.
1-Rritja e qëndrueshme e azilkërkuesve
2- Rritje e qëndrueshme e emigracionit të parregullt
3 -Nëse vendi për të cilin diskutohet heqja e vizave përbën një rrezik të sigurisë publike në një prej vende anëtare.
4 -Prapakthimi në çështje për riatdhesim dhe kthim
5 -Nëse ka prapakthim në zbatim të kushteve që kanë qenë të nevojshme për liberalizmin e vizave
“Dhe dua t’ju komunikoj diçka më përgjegjësi të plotë sipas të gjitha korrespondencave që kemi me aktorët e përfshirë rezulton që kërkesa e Holandës do të refuzohet pasi nga pikëpamja teknik asnjë prej kushteve për pezullimin e liberalizimit të vizave nuk është plotësuar nga Shqipëria”.
Gazetari Blendi Fevziu pyeti ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj lidhur me deklaratën e Presidentit Ilir Meta të bërë ditën e sotme për një rrezik të mundshëm për vënien e vizave, duke iu referuar njoftimi të së hënës të bërë nga Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris. Avramopoulos.
Blendi Fevziu: Si e komenton deklaratën e Presidentit ë Republikës?
Gent Cakaj: Nuk kam ardhur të polemizoj me presidentin. Unë sot kam ardhur të flas për anën përmbajtjesore dhe interpretim profesion për konkluzionet e Këshillit të Europës.
Blendi Fevziu lexon njoftimin e Presidentit Ilir Meta: Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë.
Blendi Fevziu: Presidenti flet për alarm, A është realist shqetësim i Presidentit?
Gent Cakaj: Në po të njëjtën studio ju kam thënë më parë se Presidenti i është përfaqësues i unitetit të popullit dhe nuk bëj polemika, por mund të merrem me anën përmbajtësore të shqetësimit.
Dhe dua t’ju sqaroj diçka. E para deklarata që lexuar nuk është e saktë. Deklarata që presidenti i referohet Avramopoulos nuk është e saktë. Së dyti është e rëndësishme që parlamenti holandez ka inicuar një procedurë për pezullimin e vizave me Shqipërinë dhe për një vendim të tillë për të hyrë në fuqi duhet të plotësohen 5 kushtet themelore.