Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj paralajmëroi se në ministrinë që ai drejton do të ketë shkarkime të tjera.
“Do të ketë shkarkime të tjera në ministri sepse janë emëruar mbi 33% të punonjësve jashtë sistemit”, tha Cakaj në Open.
Pas kësaj deklarate, drejtori i Gazeta Liberale, Ervis Iljazaj i tha ministrit në detyrë se të gjitha shkarkimet që ka bërë deri tani kanë qenë “show”.
Nurellari: Sulmet ndaj Cakajt, të ulëta. Familja e tij, e djegur nga serbët
Politologu Adri Nurellari, në një lidhje direkte nga Prishtina për emisionin Open, tha sulmet ndaj ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj kanë qenë të ulta dhe të panevojshme.
Nurellari përmendi familjarët e Cakajt si persekutuar nga ana e Serbisë, ndaj akuzat për tradhtar janë mjaft të pabaza.
Gjithashtu, analisti i njohur tha se Rama nuk ka pasur një rol në çështjen e Kosovës apo të dialogut me Serbinë.
Sipas tij, konflikti mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt ka nisur herët dhe në qendër të vëmendjes është më shumë shkëmbimi i territoreve dhe çështja e liberalizimit të vizave.