Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka përshëndetur fitoren e shqiptarëve në zgjedhjet lokale të së dielës në Tuz të Malit të Zi.
Përmes një postimi në Twitter, Cakaj thotë se Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve.
“Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik”, shkruan Cakaj.