Kreu i policisë Haki Çako ndodhet në Filadelfia të SHBA, ku merr pjesë në punimet e Konferencës së Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë.
Ai është takuar me presidentin e IACP, Donald de Luca dhe zv.ndihmës prokurorin e përgjithshëm dhe këshilltar i Departamentit të Drejtësisë për Çështjet Ndërkombëtare, Bruce C. Swartz.
Bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër krimit ka qenë temë e bisedës me dy zyrtarët amerikane.
Të dyja palët ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në disa fusha.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako ka njohur bashkëbiseduesit me punën e bërë dhe reformat e ndërmarra nga Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike si dhe emigracionit të paligjshëm.
Të dy zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar bashkëpunimin si mjaft të mirë dhe kanë shprehur mbështetjen për Policinë e Shtetit edhe në të ardhmen.