Politika Caktohet data dhe ora e protestës së opozitës para Parlamentit

Caktohet data dhe ora e protestës së opozitës para Parlamentit

Protesta e opozitës do të zhvillohet ditën e martë, në 19 nëntor, në orën 17:00.

Protesta është vendosur të organizohet të martën pasi atëherë parashikohet që të mbarojë dhe debati për buxhetin, të cilin demokratët e cilësojnë si “buxheti i vjedhjes”.

Ky orar (17:00) u zgjodh pasi atëherë parashikohet që të jenë orët e fundit të diskutimit dhe miratimit të buxhetit në parim.

Protesta ishte paralajmëruar më parë nga Sali Berisha. Të hënën në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se ditën kur do të bëhet miratimi i projektbuxhetit do të ketë një protestë të fuqishme.

“Protestat janë tani dhe është ligji ynë protesta, mosbindja civile se s’janë protesta tani”, u shpreh Berisha.