Apeli i Posaçëm ka caktuar datën për seancën e radhës ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pasi të dy kanë ankimuar masat e sigurisë.
Seanca në Apel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin është caktuar në datë 19 nëntor në orën 10:00.
Ilir Meta është me masë sigurie arrest në burg, ndërsa Kryemadhi me masë detyrim paraqitje.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në të shkuarën janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.