Presidenti i La Ligas, Javier Tebas duke folur në emisionin radiofonik “El món a RAC-1”, ka zyrtarizuar datën dhe orën e ndeshjes mes Realit dhe Barcelonës. Përballja e dytë sezonale mes këtyre dy ekipeve do të luhet të shtunën e 2 marsit, në orën 20:45, në “Santiago Bernabeu”.
Pritet që kjo ndeshje të vendosë shumë për sa i përket titullit kampion, pasi kampionati ka hyrë në një fazë delikate. Real Madridi tre ditë më vonë, pra në datë 5 mars do të luajë ndeshjen e dytë në Champions League me Ajaxin, në Amsterdam.
Ndërsa Barcelona do të ketë kalendar më të lehtë duke pritur Vallecanon, për kampionat. Kujtojmë që në “El Classicon” e parë të këtij sezonit të zhvilluar në datën 28 tetor, katalanasit triumfuan me rezultatin 5-1.