Gazetari Arian Çani deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se pas 25 prillit në Shqipëri do të luhet fati i kokave.
Çani u shpreh se këto zgjedhje janë bërë shumë personale dhe se ai që do të humbë do të përfundojë në burg.
“Pas 25 prillit do të luhet fati i disa kokave këtu dhe prandaj unë them që duhet të ketë një ngjarje të madhe. Unë mendoj se këto zgjedhje janë bërë shumë personale. Ai që humb ikën në burg. Burgu për burrat është, por kur njëri prej burrave është i ndershëm dhe tjetri hajdut, jo kur janë të gjithë hajdutë dhe vetëm një prej tyre mbetet brenda. Prandaj them që po nuk pati një akt të fortë gjërat do vazhdojnë kështu siç janë, do vazhdojë inercia. S’mund të them dot më shumë se kaq, por ata që kanë veshë dhe dinë të dëgjojnë, dëgjojnë”, tha Çani.