Ish-trajneri Fabio Capello ka analizuar rezultatet e ndeshjeve të kupave europiane në një intervistë të dhënë për Tuttosport.
“Interin e shikoj në finale. Shakhtar është një skuadër që luan shumë mirë, por lë për të dëshiruar në mbrojtje dhe në këtë moment Inter-i mbrohet mirë dhe arrin të bëjë diferencën ne sulm me Lukaku-n”, ka thënë Capello.
“Gjithashtu, luan shumë mirë me Lautaron dhe arrin të vërë në dispozicion të shokut të skuadrës forcën e tij fizike. Duhet të them se në Itali e ka më të lehtë, sipas mendimit tim, sepse nuk ka mbrojtës po aq të fuqishëm sa ai”.
Në lidhje me diferencat mes ekipeve italiane dhe ato europiane: “Rezultatet flasin qartë, ka një diferencë të madhe. Ta nisim nga fakti që arbitrat italianë vërshëllejnë për çdo kontakt dhe çdo faull e ndëshkojnë me një karton të verdhë. Kemi humbur mundësinë për të jetuar një futboll fizik”.
“Jemi të dobët në aspektin fizik dhe jemi bërë të ngadaltë në atë teknik: shikoni pasime e skuadrave të huaja në Champions, janë të shpejtë, e bëjnë topin të lëvizë me dymijë kilometra në orë, edhe pasimet e shkurtra janë të pabesueshëm”.
Për Ronaldo-n: “Ai bën diferencën sepse shënon shumë. Me moshën që kalon zakonisht lojtarët tërhiqen pak mbrapa. Mund të humbasë shpejtësinë dhe në atë moment nuk do të kishte më të njëjtin ndikim”.
Për Sarri-Pirlo: “Dihej që nuk kishte një marrëdhënie të mirë mes ekipit dhe Sarri-t, për këtë arsye mendoja se Champions-i do të kishte qenë prova e së vërtetës”.
“Për sa i takon Pirlo-s, e kisha imagjinuar në stol pas një viti. Prezantimi me presidentin Agnelli kur u bë trajneri i ekipit Under 23 më kanë bërë të dyshoj…”.
Në lidhje me një rikthim te Roma: “As që më shkon në mendje! Argëtohem shumë te Sky, fitoj gjithmonë dhe nuk humb kurrë. Më pas rikthimet janë pothuajse gjithmonë një dështim”.