Fabio Capello analizoi për “Radio Deejay” dy nënshkrimet e reja të Interit, Lukaku dhe Sanchez: “Romelu është një lojtar i mirë, që punon dhe lëviz shumë, krijon hapësira. Ai është një nga ata lojtarë, që ju nevojiten në fushë, por nuk është kampion. Shënoi dy gola në dy javët e para të Serie A, por njëri prej tyre ishte për gabimin e portierit. Sanchez? Ai ka cilësi. Bën ndryshimin në fushë, nëse dëshiron. Njëlloj si Ribery, që zgjodhi Fiorentinën”.
Lidhur me Serie A, trajneri i njohur italian flet me shqetësim: “Nëse do të isha trajner, do të shqetësohesha, sidomos për paraqitjen e skuadrave tona Ligën e Kampionëve. Në dy javët e para të kampionatit më pëlqeu pjesa e parë e Juventusit kundër Napolit. Personalisht u shqetësova për prapavijën e Napolit, e kisha vendosur atë në mesin e tri mbrojtjeve më të mira në Europë. Për të tjerët do të thoja që kanë luajtur një ndeshje të mirë dhe tjetrën të keqe. Më pëlqeu Lazio, sepse i luajti mirë të dyja ndeshjet”.