Kandidati për të fituar Shtëpinë e Bardhë nga radhët e demokratëve, Bernie Sanders dhe reperja amerikane Cardi B janë bërë bashkë për të nxitur zgjedhësit e rinj për të marrë pjesë në presidencialet e 2020.
Dyshja e çuditshme kishte lënë takim në një institut bukurie në Detroit, në veri të SHBA-së për xhirimin e një spoti publicitar, në fokus të së cilit janë votuesit e rinj, një vendtakimi për Cardi B, e bërë e famshme si për këngët e saj dhe për pamjen e kuruar të duarve.
”Ne po punojnë për të tërhequr më shumë të rinj të interesohen për çështjet politike”, sqaroi Sanders për CNN, pak para fillimit të xhirimit të spotit.
”Ata janë të shumtë në numër, por ende jo aq sa duhet”, shtoi ai.
Artistja me origjinë nga Bronx më pas postoi një foto në Instagram të shkrepur gjatë bisedës me senatorin e pavarur të Vermontit dhe ”socialistin” e vetëshpallur, duke e falënderuar se e kishte bërë pjesë të projekteve për “të ndryshuar vendin”.