Vdekja e Diego Maradonës ka ndalur botën, por dikush akoma nuk e di. Dhe nuk ka për ta ditur. Ai është Carlos Bilardo, trajneri legjendar argjentinas, sot 82 vjeç. Ka fituar Botërorin e 1986-ës me Diegon protagonist, e ka parë nga afër “Dorën e Zotit” dhe slalomin kundër Anglisë, që ka mbetur në mendjen e të gjithëve.
Bilardo vuan nga nja sëmundje nervore dhe fëmijët, duke mos dashur që ai të marrë një goditje të rëndë, ia kanë fshehur lajmin e vdekjes së Maradonës, duke fikur televizorin. Ish-trajneri jeton në Buenos Aires, në zonën qendrore. Vuan nga sindromi “Hakim-Adams”, po lufton prej vitesh me të dhe gjithë kohën ka mbi kokë familjarët e tij. Sapo morën vesh lajmin e vdekjes së Maradonës, familjarët fikën televizorin si masë parandaluese.
Në një intervistë për “Radio Provincia”, Jorge Bilardo, një nga djemtë e tij, tregon: “Menjëherë e fikëm televizorin, duke i thënë se është këputur kablli. Nuk e di si dhe kur do t’ia themi. Nuk duam të bëhet keq, ndaj e kemi izoluar nga kjo situatë”.
Bilardo është një nga trajnerët më të rëndësishëm të historisë së futbollit argjentinas, jo vetëm për Botërorin e fituar në vitin 1986.