Histori Carmel Valley Outlook (1968): Nelo Drizari, bakllava shqiptare dhe biografia për Skënderbeun...

Carmel Valley Outlook (1968): Nelo Drizari, bakllava shqiptare dhe biografia për Skënderbeun me rastin e 500-vjetorit të vdekjes

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Carmel Valley Outlook” ka botuar, me 7 shkurt 1968, në faqen n°13, një shkrim për shqiptarin e shquar Nelo Drizari (studiues, gazetar, publicist, gjuhëtar dhe shkrimtar), me rastin e promovimit të biografisë së tij për Skënderbeun, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Znj. Louise Gorton Grigsby (në mes), nga Carmel Valley Manor, kryesoi si mikpritëse në festën e koktejit dhe bufesë së shtruar nga biografi Nelo Drizari (i dyti majtas) në shtëpinë e tij në Carmel kohët e fundit.

Znj. Grigsby i ofron mikpritësit një bakllava shqiptare për ëmbëlsirë, ndërsa vajza e saj, artistja Mary Agnes Lansdowne (majtas) vepron si ndihmës asistente.

Profesor Adalbert Fekeci (djathtas), aktualisht kryetar i Departamentit shqip në “The Defense Language School”, mori pjesë në festën ku u kremtua 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, një kalorës i shekullit të 15-të, biografia e të cilit nga z. Drizari sapo u shfaq në libraritë e mbarë vendit.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania