Casemiro është blerja e fundit e Mancehster United-it, i cili u transferua nga Real Madrid-i për shumën e 70 milionë eurove.
Ai u prezantua në mbrëmjen e së hënës para ndeshjes që Manchester United-i e fitoi derbin anglez ndaj Liverpool-it.
Në konferencën për mediat, mes tjerash, braziliani tha që shpreson se Ronaldo do të qëndrojë akoma në “Old Traford”.
“Nuk kam folur me Cristiano-n, shpresoj që ai të qëndrojë sepse është një nga lojtarët më të mirë të gjithë kohës. Ai është i shkëlqyer”, tha Casemiro.
Casemiro dhe Ronaldo ishin shokë ekipi te Real Madrid-i, ku të dy së bashku fituan shumë trofe, duke përfshirë edhe katër Liga të Kampionëve.
Mesfushori 30-vjeçar më pas foli edhe për të ardhmen e tij në “Old Traford” dhe të kaluarën e tij në Madrid.
“Dua të sjell vlerat e mia në Manchester United, gjithçka që më ka mësuar te Real Madrid-i, për të fituar nga dita në ditë, nga çdo seancë stërvitore”, shtoi Casemiro.
Manchester United-i i ofroi atij një pagë thuajse dyfish nga ajo që përfitonte te Real-i, por Casemiro këmbënguli se nuk shkoi në Angli për para.
“Ata që mendojnë që erdha këtu për para, e kanë gabim, nuk më njohin, nuk është kështu”, tha Casemiro.
“Në fund të finales së Ligës së Kampionëve e pata një ndjenjë që kishte përfunduar epoka ime me Real-in. Nuk more vendim shpejtë që të largohem, shkova në pushime dhe pasi u ktheva kisha të njëjtin mendim”, shtoi braziliani.
“Mora ofertën nga Manchester United dhe më pëlqeu, ashtu sikurse edhe gruas time. Familja ime ishte gjithmonë pranë meje në këtë vendim”, theksoi 30-vjeçari.
Casemiro pritet të jetë një nga futbollistët më të paguar së bashku me portierin Dacid De Gea që do të përfitojnë 375 mijë funte në javë.
Kujtojmë që Casemiro ishte përgjatë tetë sezoneve me ekipin e Real-it, i cili ka luajtur në total 336 ndeshje, duke shënuar 36 gola.
Braziliani me fanellën e Real-it ka fituar shumë tituj, mes tyre edhe pesë herë Ligën e Kampionëve dhe katër herë La Liga-n.