Antonio Cassano e drejton gishtin nga Maurizio Sarri, pas humbjes së Juventusit kundër Lazio: “Të gjithë vazhdojnë të thonë le ta presim Sarrin, por ne e kemi pritur atë për katër muaj. Sapo u përball me një ekip të fortë si Lazio, ai humbi”. Ish-sulmuesi i njohur italian, në rolin e opinionistit të emisionit “Tiki Taka”, kërkon arsyet e vështirësive të Juventusit në mbrojtje: “Chiellini mungon qartësisht. Ai do të kishte ndihmuar edhe De Ligt, gjë që Bonucci nuk mund ta bëjë”.
Nga ana tjetër, Simone Pepe, një ish-lojtar bardhezi, mendon se “ky Juventus është më i forti ndonjëherë, Sarri duhet të përpiqet të konsolidojë ekipin me tridentin Cristiano Ronaldo-Higuain-Dybala”. Por, “tre tenorët” në fjalë janë një nga “gjembat” e trajnerit, sipas “FantAntonio”: “Këtë vit, trajneri Sarri ka dy probleme: njëri është Ronaldo, tjetri pozicioni ku duhet të luajë Dybala”.