Sport Cassano zbulon si Allegri e mbylli sherrin Seedorf-Ibrahimoviç te Milani

Cassano zbulon si Allegri e mbylli sherrin Seedorf-Ibrahimoviç te Milani

Bashkëjetesa e kampionëve të mëdhenj nuk është gjithmonë një “shtrat trëndafilash”. Te Milani i sezonit 2010-2011 kishte disa yje, përfshirë Antonio Cassano, që fitoi aty të vetmin titull të karrierës së vet.

Duke folur për mikrofonat e “Tiki Taka”, ish-talenti barez tregoi një episod, që ngërthen Clarence Seedorf dhe Zlatan Ibrahimovic:  “Anekdota më e bukur që unë mund të them tani lidhet me përplasjen Ibrahimovic-Seedorf, para ndeshjes Fiorentina-Milan, që e fituam 2-0. Seedorf mori topin dhe tha: nuk stërvitem sot. Gjithçka nisi nga një përplasje me Ibrahimovic. Menjëherë ndërhyri Allegri, që foli prerë: Këtu komandoj unë, bëni atë që po ju them. Luftoni, fyejeni veten tuaj, por bëni atë që po ju them”. Pastaj fituam në Firence dhe 6-7 ndeshje të tjera radhazi. Pra, treguam se ishim kampionë të shkëlqyer, me një trajner të shkëlqyer”.

Për fat të mirë për Milanin ishte Allegri, që i qetësonte të tilla tundime egoiste dhe kthente gjithçka në normalitet, duke përmbyllur në mënyrën më të mirë sezonin në Itali, me titullin e fundit të kuqezinjve.