Çdo 15 minuta në Gaza, një fëmijë vritet, thonë grupet humanitare.
Shumë familje në Gazën e bllokuar nga forcat ushtarake të Izraelit shkruajnë emrat e fëmijëve të tyre në duar dhe pëllëmbë për t’i bërë më të lehtë gjetjen ose identifikimin e tyre pas sulmeve izraelite.
Shumë banorë të Gazës kanë frikë se nuk do të jenë në gjendje t’i njohin fëmijët nëse ata vdesin në sulme.
Qindra njerëz u vranë dhe u plagosën në një sulm izraelit në Spitalin Baptist al-Ahli më 17 tetor. Zyrtarët thonë se shpesh është e vështirë të përcaktohet identiteti i disa prej të vrarëve në sulm.
Kjo është arsyeja pse shumë banorë shkruajnë emra në pëllëmbët e fëmijëve të tyre në mënyrë që ata të mund të identifikohen lehtësisht në rast se vriten nga sulmet izraelite.
Ahmed Abu es-Seba, 35 vjeç, i cili jeton në Kompleksin Mjekësor Shifa, ka shkruar emrin e tij në pëllëmbët e tij, si dhe emrat e fëmijëve dhe të afërmve të tij.
“Ne shkruajmë emrat tanë në pëllëmbët tona, si dhe emrat e fëmijëve tanë në mënyrë që trupat të mund të identifikohen në rast se aeroplanët izraelitë na bombardojnë”, tha es-Seba.
Ai theksoi se është e vështirë të identifikohen shumë njerëz, veçanërisht fëmijët, të cilët janë vrarë në Gaza.
“Izraeli nuk diferencon dhe bombardon të gjithë”, tha ky palestinez.
Children in Palestine’s besieged Gaza enclave are having their names written on their hands to facilitate the identification of their bodies in case they are killed in an Israeli attack pic.twitter.com/C33bhoT16N
— TRT World (@trtworld) October 20, 2023
Më shumë se 1500 fëmijë janë vrarë deri më tani, në një luftë që vetëm sa po fillon një luftë, të cilën nuk e zgjodhën por për të cilën po paguajnë një çmim shumë të rëndë.
Ata që jetojnë përndiqen nga ajo që u mbijetuan ata më shumë fat, kanë ende prindërit që t’u mbajnë duart.
10-vjeçari Abdul Rahman ende nuk e di se sulmi që e plagosi, i mori nënën, babanë dhe 3 motrat. Halla e tij është e vetmja e mbijetuar dhe përpiqet ta ngushëllojë. Ai zgjohet, qan, i japin qetësues dhe bie prapë në gjumë, thotë ajo.
“Jam e shqetësuar për të. Është në shok dhe kur të zgjohet do të mësojë se mamaja, babai kanë vdekur, do të jetë e tmerrshme. Ishte fëmija më i vogël dhe tepër i lidhur me prindërit. Luante futboll shpesh me babain”, u shpreh ajo.
Familjet këtu thonë se dëgjuan paralajmërimet e ushtrisë izraelit dhe lëvizën për në jug duke menduar se do të jenë të sigurt por nuk ishte kështu. Malaku dëmtoi këmbët, ajo humbi mamanë dhe të afërmit pas një sulmi ajror.
Halla e saj pyet se çfarë bëri fëmija kundër Izraelit, a lëshoi ajo raketa? Ndërsa thotë se vetëm po qëndronin paqësisht në shtëpinë e tyre.
9-vjeçari Mahmoud ishte jashtë duke luajtur pranë shtëpisë, e cila u godit dhe tashmë është në spital me dëmtime në kokë dhe këmbë. “Po luanim në kopsht dhe papritur na ra një raketë. Pema ra sipër meje, mamasë, babait, vëllait dhe gjyshit. Të gjithë u lënduam”, tha ai.
Doktorët po thonë se shumica e të lënduarve në Gaza, janë fëmijë dhe gra… pa elektricitet dhe ujë ndërsa pajisje mjekësore po mbarojnë.
Strukturat shëndetësore janë pranë kolapsit dhe gjysma e popullatës në Gaza, janë fëmijë, shumica prej të cilëve kanë njohur vetëm jetën nën bllokadë dhe në luftë. Tani, Gaza është shndërruar në një “kuti vdekjeje” pa asnjë vend të sigurt nga bombardimet e pafrenuara të Izraelit.
Është një luftë ndaj Hamasit thonë ata, por të vegjlit janë ata që po vuajnë peshën e rëndë, duke u përballur me një dhunë, të cilën nuk e kontrollojnë dot, të zënë në kurth në këtë garë me vdekjen.