“Të shëtisësh në rrugët e Budapestit është një zhytje në ‘italianitet’. Kudo që hedh sytë sheh një restorant ose një markë italiane në dyqan. Nëse ngre pak kokën është një lulzim posterash që njoftojnë koncerte të artistëve të shtëpisë sonë”. Kështu e nis artikullin e saj gazeta ekonomike italiane “Ilsole24ore”, ndërsa trajton fenomenin e bërjes biznes të italianëve në Hungari.
Sipas të përditshmes italiane, taksa e sheshtë në nivelin 9 % për sipërmarrjet dhe 15 % për personat fizikë ka bërë që “ushtria e sipërmarrjeve me kapital italian të rritet përditë” dhe e ka kthyer së fundmi Hungarinë në një “pol tërheqje të parezistueshme”.
Hungaria, sëbashku me 6 vende të tjera (Luksemburgu, Belgjika, Hollanda, Malta, Qipro e Irlanda) akuzohen për agresivitet fiskal kundrejt vendeve të tjera të Bashkimkit Europian edhe pse shumë sipërmarrje kanë mbërritur këtu para reformës fiskale.
Në artikull evidentohet se çdo ditë në Hungari lind një kompani me kapital italian. “Kryesojnë aktivitetet tregtare me pakicë dhe shumicë (thuajse 1/3 e totalit). Po ashtu edhe aktivitetet e pasurive të paluatshme janë në rritje ku kompanitë në këtë sektor janë më shumë se 400. Po ashtu, kompanitë e manifakturës janë më shumë se 300.
Përllogaritja është bërë nga banka e të dhënave të grupit ITL të themeluar nga sipërmarrësi nga Veneto Alessandro Farina që ka shkuar në Budapest në vitin 1992 dhe tre vite më vonë ka themeluar grupin që aktualisht asistron kompanitë italiane që futen në tregun hungarez.
Aktiviteti i këtij grupi numëron aktualisht 2 mijë e 875 kompani italiane për një total prej 26 mijë e 97 punonjësisht dhe një faturë të përgjithshme përtej 3.4 miliardë euro.
“Ky vend ka njohur një përshpejtim të fortë në rritje të sipërmarrjeve italiane duke nisur nga viti 2012”. shpjegon Farina, administrator i vetëm i “ITL Group”.
Nga 10-15 kompani të reja në muaj kemi kaluar në 25-30 kompani në muaj, një trend që tashmë është stabilizuar.