Sukses jo vetëm planetar, por edhe periodik, prej pothuajse tri dekadash. Që kur u publikua për herë të parë, 28 vite më parë, kënga “All I Want for Christmas is You” e Mariah Carey i lejon këngëtares të fitojë çdo vit më shumë se dy milionë dollarë, me ardhjen e sezonit të Krishtlindjes.
Një shifër e konsiderueshme, nëse mendon se suksesi ciklik i kësaj këngë duket se nuk do të shuhet kurrë.
Revista britanike The Economist ka bërë një analizë të përgjithshme të fitimeve të pothuajse 30 viteve të këngës që është një ndër më të dëgjuarat në dhjetor: rreth 60 milionë dollarë (deri në 2016, “pra, sot mund të jenë të paktën 72 milionë dollarë”, saktëson Rolling Stones), një pasuri e vërtetë që edhe në 2022 është gatit të rritet me këngën që është kthyer që tani të ngjisë shkallë në klasifikimet botërore.