I intervistuar nga “Sky Sports”, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka folur për VAR dhe modifikimet në rregullin e pozicionit jashtë loje. UEFA ka vendosur të fusë linja më të shpeshta për të vlerësuar nëpërmjet VAR situatat e pozicionit jashtë loje, për ndeshjet e Champions League dhe Europa League.
“Një centimetër pozicion jashtë loje nuk është pozicion jashtë loje! Nuk është kjo domethënia e rregullit. Duhet të jetë një gabim i dukshëm dhe i madh për të ndërhyrë VAR. Linjat më të shpeshta janë esenciale dhe jo të dizenjuara në mënyrë subjektive. Ndaj, rrezikon për një centimetër që të shkatërrosh sezonin e një klubi! Për mua është problem edhe faulli për prekje me dorë. Por, nuk e di se çfarë të bëj në lidhje me këtë. Po bisedoj me arbitrat tanë zyrtarë për të gjetur zgjidhje”.