Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kostoja se zgjedhjeve të ardhshme vendore do të jetë 5.3 mld lekë.
“Kosto e zgjedhjeve te ardhshme 5.3 mld lekë. 3 mld veç për pilotimin e votimit elektronik ne 6 bashki te tjera. 603 mln lekë do të kushtojë implementimi i identifikimi elektronik. 210 mln lekë do të jetë kosto e pagave për komisionarët që do të angazhohen gjatë procesit zgjedhor (votim dhe numërim)”, u shpreh ai në një deklaratë për mediat.
Ai tha më tej se në 6 mars përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve.
“15 mars 2023 përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve. Më 27 mars përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe të listave të shumë-emërore për anëtarë të Këshillit Bashkiak. Më 14 prill fillon fushata zgjedhore. Më 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve dhe në 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe fillon heshtja zgjedhore”, u shpreh Celibashi.
Celibashi shtoi më tej se me 18 milionë eurot që ka planifikuar qeveria si buxhet për KQZ nuk mund të bëjmë votim elektronik në më shume se 1 bashki.