Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë së censi është i trukuar dhe jo transparent. Sipas tij, vonesa e publikimeve është e pajustifikueshme, duke e krahasuar edhe me procesin në Kosovë.
“Shifrat janë të trukuara, ndaj edhe vonesa e këtyre publikimeve është e pajustifikueshme. Mjafton të bëni një krahasim me Kosovën dhe do kuptoni sa mijëra kilometra larg jemi sa i takon standardeve të transparencës.
E sigurt që sot në Shqipëri ka shumë me tepër apartamente sesa individë, jo familje. Shqipëria është projektuar për t’u shpopulluar nga njerëzit e saj dhe për t’u shndërruar në një parajsë për trafikantët, mafian botërore dhe natyrisht në një vend tërheqës për turistët.
Të jesh turist në Shqipëri është një gjë shumë e mirë, për shkak të klimës, ushqimit, detit dhe kulturash të tjera. Por ju e dini se çfarë tmerri është të jesh fermer, apo mësues në Shqipëri”, tha Meta.
Në Shqipëri jetojnë pak më shumë se 2.4 milionë qytetarë. Në krahasim me vitin 2011, numri i popullsisë është pakësuar me gati 420 mijë apo 14.9 për qind. Kaq banorë Shqipëria ka pasur pesë dekada më parë, në vitet ‘70 gjatë regjimit komunist.