Kulturë “C’era una volta un clandestino”, libri i suksesshëm i një shqiptari në...

“C’era una volta un clandestino”, libri i suksesshëm i një shqiptari në Itali

Libri “C’era una volta un clandestino” është i bazuar në historinë e vërtet të dy viteve të para në Itali të Eltjon Bidës. Saktësisht nga viti 1995 në vitin 1997.

Ishin vitet kur emigrimi shqiptar ishte i përditshëm, dhe kriza në vendin tonë kishte arritur pikën e kulmit. Nga Vlora, niseshin dy, tre gomone natë për natë për në Itali. Eltjoni në atë kohë sapo kishte mbushur 17 vjeç. Duhej të nisej. Kupa ishte mbushur plot. Motivi i parë ishte sepse ai djalë vuante nga një gurë që kishte në një veshkë. Këtu në Shqipëri, mbasi me të atin kishin qenë në spitalet e Fierit, Vlorës dhe Tiranës, u kishin thënë që duhet të operohej. Lista e pritjes ishte tepër e gjatë. Por, me lekë, ç’do gjë mund të rregullohej u kishin thënë (këto fjalë doktorët nuk i thanë direkt por e bën të ditur me marifet). Familja e Eltjonit nuk kishte lekë. Plus, ato ishin vite skandal për shëndetësinë. Eltjoni kishte frikë të operohej nga doktorët tanë. Motivi i dytë për nisjen e tij ishte, sepse ai shtatëmbëdhjetëvjeçari, në Shqipëri nuk shihte një të ardhme. Nuk kishte punë, kishte varfëri dhe trazira të përditshme. Banda rrugeçësh të bllokonin rrugën dhe të vidhnin. Kështu, babai i Eltjonit shiti dy lopët dhe delet që kishte dhe bëri lekët për të kaluar djalin në Itali.

Ai u nis në një natë të ftohtë shkurti. U nis me gomone. Pra, shkrimtari në librin e tij tregon, motivin e nisjes, çfarë ndodhi atë natë: marrëveshjet me kontrabandistët dhe skafistët, tregon atë udhëtim përmes dallgëve të tmerruara të detit. Tregon si u pritë dhe si e trajtonin në Itali. Si skafistët tanë bashkëpunojnë me kontrabandierë italian. Flet për vëllain, që si dhe Eltjoni u nis me gomone, por kur arriti në Itali, u zhduk. E ëma e qante me lot. Në “C’era una volta un clandestino” ai vë në krahasim traditat tona me ato italiane. Në çdo fjalë në librin e tij shkrimtari pasqyron jetën e emigrantit, vështirësitë, vuajtjet, gëzimet. Eltjoni shkuan edhe për një marrëdhënie që kishte me një vajzë italiane. Flet për dashurinë e tyre. Tregon kur flinte në vagonat e trenave dhe hante bukë në qëndra bamirësie. Si dy shokë të tij filluan të vidhnin në vilat e italianëve. Pra është një libër plot me aventura. Libër që lexohet me një frymë.

Ka më pak se 5 muaj që libri është botuar, dhe pothuajse çdo ditë ka intervista në gazetat italiane që shkruajnë për të. Eltjoni e kanë intervistuar edhe disa radio, plus edhe RAI.

10 % të fitimeve të shitjeve, shkojnë në bamirësi.