Në një lidhje në studion e Open, Baton Haxhiu deklaroi se Gent Caka, personi që nuk është dekretuar si ministër i Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta, nuk ka thënë kurrë që është për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi.
“Caka nuk ka thënë që është për korrigjim të kufijve. Argumentat e Presidencës janë diletantizëm. Meta përdori jashtë kontekstit një deklaratë të Cakës. Caka foli për angazhimin e shtuar diplomatik të BE-së që të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura për kufirin në rajon”, u shpreh Baton Haxhiu.
“Ky është fundi i një Presidenti kushtetues”, shtoi Haxhiu.