Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë të ditur se kërkesa e Partisë Demokratike për të zhvilluar mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal” është bërë miratuar.
Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla bëri të ditur se nuk është caktuar ende se kur do të zhvillohet mocioni me debat me Kryeministrin. Por mendohet që ky mocion të zgjasë 12 orë.
“Miratohet kërkesa e PD për mocion me debat me Ramën. Mocioni nuk është vendosur ende se kur do të zhvillohet, mendohet të zgjasë 12 orë dhe do të flasin të gjithë deputetët. Kur kërkesa sillet siç duhet, pranohet, Kryeministri nuk ka asnjë merak të përgjigjet”, bëri të ditur Balla.
Në seancën e fundit parlamentare, deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar mocion me debat me Ramën për “McGonigal”. Situata e tensionuar në kuvend detyroi mazhorancën që të votonte projektligjet duke shmangur pjesën e diskutimeve.