Aktualitet “Çështja nuk do të kishte avancuar nëse s’do të ishte sekuestruar celulari”,...

“Çështja nuk do të kishte avancuar nëse s’do të ishte sekuestruar celulari”, gazetarja jep detaje edhe për qëndrimin e Metës në qeli

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se çështja ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk do të kishte avancuar, nëse nuk do të ishte sekuestruar celulari i kësaj të fundit në nëntor të vitit të kaluar nga prokurorët e SPAK.

“Në GJKKO, Meta ka qenë shumë i agravuar dhe në këndvështrimin tim ka patur gjuhë të papranueshme. Zonja Kryemadhi ka qëndruar në gjyq gjatë seancës, pasi u ndërpre mori një kafe në makineta dhe priti në një bar-kafe jashtë me avokatin dhe njerëzit që e shoqërorin. Në rastin e Zoti Meta nuk pamë qytetarë që ta mbështesnin, përveç Blushit dhe dëshmitarit që ishte shofer në momentin e arrestimit të Metës.

Çështja është e ndarë ne disa etapa. E para është CEZ-DIA. Çështja e dytë është gjithë thelbi. Mbase çështja nuk do të kishte avancuar nëse prokurorët e posaçëm në nëntor të vitit të kaluar nuk do të kishin sekuestruar telefonin e Kryemadhit sepse aty ka shumëçka. Ajo e kundërshtoi sekuestrimin e celularit në shtëpinë e nënës së saj”, tha Lala.

Në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, të Nisida Tufës, ajo është shprehur se SPAK ka një vit kohë për të provuar nëse deklarata e Kryemadhit se ia kanë punuar pas shpine Ilir Metës për të bërë kandidat për kryebashkiak Erion Veliajn, është apo jo e vërtetë.

“Kryemadhi tha se ‘unë me Ramën ia punuam pas krahëve Metës për të bërë kandidat për kryebashkiak Erion Veliajt’. Prokurorët kanë një vit për të na e provuar”, tha gazetarja.

Klodiana Lala zbuloi edhe informacione nga qëndrimi i Metës në burg.

Gazetarja tha se Meta qëndroi dy ditë në observim, pra në izolim, ndërsa tha se kërkesa e tij ka qenë që të ketë mundësi të bëjë palestër në qeli.

Më tej ajo tregoi se gjatë orarit të ajrosjes Meta ka qëndruar gjatë gjithë kohës i vetëm.

Klodiana Lala: Zoti Meta qëndruar dy ditë në observim, dhoma izolimit…Ai është kontaktuar atje nga Gjokutaj dhe djali që i ka çuar ujë dhe veshje. Burgu 313 nuk është institucion i lehtë aty ka të burgosur emra shumë të njohur të botës së krimit. Kërkesa që ka pasur Meta në burg ka qenë për një ambient ku të bëjë palestër. Sektori që është përzgjedhur të qëndrojë Meta është sektori ku janë ish zyrtarë apo ish funksionarë që janë të dënuar për vepra penale. Gjatë kohës së ajrimit ka qenë gjatë gjithë kohës i vetëm. Për momentin do të qëndrojë në një kohë të paracaktuar te 313. Nuk ka shfaqur problematika shëndetësore.