Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka alarmuar botën pas vendimit për të vënë në gjendje ‘alarmi të lartë’ forcat nukleare.
Por, çfarë armësh nukleare ka Rusia dhe si mund t’i përdorë ato?
Sipas, Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia ka në total një inventar prej 5,977 armë nukleare – që është më e madhja në botë.
Për krahasim, SHBA ka 5,428, Franca 290 dhe Mbretëria e Bashkuar 225.
Federata e Shkencëtarëve Amerikanë thotë se janë 9 shtete në botë që kanë në total 12,700 armë nukleare (SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, Koreja Veriore, India, Pakistani dhe Izraeli).
Buletini i Shkencëtarëve Atomikë thotë se arsenali rus përfshin 4,447 koka raketash nukleare, prej të cilave 1,588 janë vendosur në raketa balistike dhe në bazat e bombardimeve të rënda. 997 që janë strategjike dhe 1,912 jo strategjike, po mbahen në rezerva.
Ekspertët thonë se numri i saktë i raketave dhe armëve nukleare që ka Rusia nuk dihet për shkak se kjo është mbajtur sekrete nisur nga shqetësimet për sigurinë.
Raketat balistike interkontinentale (ICBMs) që ka Rusia mund të arrijnë të shkatërrojnë qytete të mëdha si Londra dhe Uashingtoni.
ICBMs mund të arrijë shpejtësinë maksimale 10 minuta pas lëshimit dhe në vetëm 20 minuta mund të arrijë Mbretërinë e Bashkuar.
Koka nukleare në këto raketa ka një fuqi 300 dhe 800 kiloton, ku vetëm 300 do të mjaftonin për të shkatërruar Londrën apo Parisin.