Extra Çfarë bën pasi del nga spitali çdo ditë? Një ditë nga jeta...

Çfarë bën pasi del nga spitali çdo ditë? Një ditë nga jeta e një infermiereje italiane

Infermierja që shihni në foto quhet Ilenia e cila çdo ditë është në vijën e parë të frontit me koronavirusin, duke trajtuar pacientët e infektuar në një spital italian. Ajo ka rrëfyer për “Corriere” se si është rutina e saj në këtë situatë pandemie, çfarë bën pasi del nga spitali dhe kujdesi që tregon në shtëpi për të mos rrezikuar vajzën e vogël dy vjeçe dhe prindërit.

Ilenia: Sapo largohem nga reparti, bëj dush tek dhoma e zhveshjes. Shkoj në shtëpi, i lë këpucët jashtë dhe futem menjëherë në banjën e shërbimit, që tashmë e përdor vetëm unë. Zhvishem aty brenda, i fus të gjitha rrobat në lavatriçe dhe bëj një dush tjetër. Kështu ndihem dhe më e sigurt. Vajza ime Alice është dy vjeçe, është shumë e lidhur me mua, por përpiqem ti jap më pak puthje. Ia shpjegova disi situatën, por është shumë e vështirë. Kjo është rutina ime e re; nuk më bën më përshtypje, mbi të gjitha është për shëndetin. Kam një muaj e gjysmë që nuk i kam parë gjyshërit. Shenjat e maskës largohen pas një ore, por ka shenja të tjera që nuk zhduken më, do i mbajmë përgjithmonë. Kjo histori na ka shënjuar të gjithëve thellësisht: Ka shumë vuajtje. Përpiqem ta vë veten në vendin e prindërve të mi. Dhe të jem e sinqertë: Nëse do të isha në vendin e tyre, nuk do mund t’ia dilja dot.

View this post on Instagram

Ilenia, infermiera al reparto Covid: «Appena esco dal reparto, mi faccio una doccia nello spogliatoio. Torno a casa, lascio le scarpe fuori e vado subito nel bagno di servizio, che ora uso solo io. Mi svesto, metto tutti i vestiti in lavatrice e mi faccio un’altra doccia. A quel punto mi sento sicura. Mia figlia Alice ha due anni, è sempre attaccata a me, cerco di darle meno baci, un po’ le ho spiegato, ma è molto difficile. Così mi sono creata questa nuova routine: non mi pesa nemmeno più, serve per la salute. E i nonni non li vediamo più da un mese e mezzo. I segni della mascherina dopo un’ora spariscono, gli altri li porteremo dentro per sempre. Questa vicenda ci ha segnati tutti nel profondo: c’è molta sofferenza. Io cerco di mettermi nei panni dei parenti. E sono sincera: fossi al loro posto, non ce la farei». L'intervista completa di Lorenza Castagneri è su @corrieretorino

A post shared by Corriere della Sera (@corriere) on