Nuk është Dybala apo Pogba, Juventus ka një numër të ri dhjetë: është Emily Ratajkowski.
Supermodelja bukuroshe amerikane duket se ka rënë në dashuri me bardhezinjtë pas mbrëmjes për logon e re.
Ajo është kthyer në Nju Jork me një dhuratë speciale: numrin 10 të personalizuar.
Mes bukuroshes Ratajkowski dhe Juves duket se ka lindur një dashuri e re, ashtu si tifozët që janë tashmë të çmendur pas top modeles amerikane.
Për ti çmendur akoma më shumë tifozët ka menduar babai i Emily, John Ratajkowski, që në Instagram ka “zyrtarizuar” numrin e ri 10 të Juventusit.