Milani ka mposhtur 2-0 Napolin duke kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Heroi i ndeshjes për kuqezinjtë ishte blerja më e fundit, sulmuesi Krizstof Piatek, i cili shënoi të dy golat e tij të parë me fanellën e Milanit në pjesën e parë.
Për t’u theksuar fakti se polaku luajti sonte ndeshjen e tij të parë si titullar me kuqezinjtë.
Tashmë, kuqezinjtë presin të mësojnë kundërshtarin e radhës në Kupë, që do të dalë nga ndeshja Inter-Lazio.
Ky takim do të luhet ditën e enjte.