Ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, Shemsi Prençi thotë se agjenti jeton Lami i arrestuar si personi që shoqëroi Ervis Martinajn është vetëm një nga policët e shumtë që janë vënë në shërbim të krimit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Prençi u shpreh se nëse Lami flet dhe tregon çfarë di, do ketë shkarkime në kupolën e policisë së shtetit.
“Me dhjetëra policë bëjnë punë të dyta, edhe në shërbim të krimin, dhe këtë e dinë shefat e tyre që marrin rrogën nga lokalet që lejohen të përdoret drogë. Edhe Rama e di prej pak kohësh tashme se elita e policisë është në shërbim të krimit”, tha Prençi.
Sipas Prençit, Nano duhet të kishte larguar drejtuesit e policisë në qarqet ku janë favorizuar grupet kriminale.
“E ka për detyrë, Nëse i bën presion ministri e lë detyrë. të njëjtën gjë ka bërë edhe unë kur kam qenë në poste të larta drejtuese në policinë e shtetit”, tha Prençi.