Bota Çfarë dihet deri tani për vrasjen e shefit ekzekutiv së kompanisë të...

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e shefit ekzekutiv së kompanisë të sigurimeve shëndetësore në SHBA

Oficerët e policisë së qytetit të Nju Jorkut po përdorin teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe një celular të hedhur për të identifikuar njeriun që qëlloi dhe vrau shefin ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson të mërkurën në mëngjes me kohën lokale.

50-vjeçari Thompson, u qëllua për vdekje në shpinë pak pas orës 6:45 të mëngjesit me kohën lokale jashtë hotelit Hilton në Midtoën Manhattan.

Sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes pa marrë asnjë nga sendet e Thompson. Policia beson se ai ishte shënjestër e një vrasjeje të planifikuar paraprakisht dhe ka vënë një shpërblim prej 10,000 dollarë për informacionin në lidhje me vdekjen e tij.

Si ndodhi të shtënat dhe arratisja?

Të shtënat ndodhën rreth orës 06:45 në një pjesë të frekuentuar të Manhatanit, afër Times Square dhe Central Park. Thompson do të fliste në një konferencë investitore më vonë gjatë ditës.

Sipas policisë, i dyshuari, i cili kishte një maskë të zezë për fytyrën dhe xhaketë kremi dukej se po priste Thompson për pesë minuta jashtë hotelit Hilton ku pritej të fliste.

Thompson, i cili mbërriti në këmbë, u qëllua në shpinë dhe në këmbë, dhe më vonë u shpall i vdekur në një spital lokal.

Shefi i Detektivëve të NYPD-së, Joseph Kenny, ka zbuluar se arma e të dyshuarit dukej se nuk funksiononte, por ai ishte në gjendje ta rregullonte shpejt dhe të vazhdonte të qëllonte.

Video tregon atë duke ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes; ai u pa për herë të fundit në Central Park me një biçikletë elektrike.

Hetimi

Deri më tani, hetimi për vrasjen e Thompson është përqendruar në disa të dhëna që policia po përdor për të identifikuar të dyshuarin. Policia zbuloi se i dyshuari ishte fotografuar në një Starbucks aty pranë vetëm pak minuta para të shtënave.

Ndërsa ai është i maskuar, burimet policore i thanë CBS, se maska ​​është tërhequr aq larg sa të mund të shihen sytë dhe një pjesë e hundës.

Me këtë, hetuesit po përdorin softuerin e njohjes së fytyrës për të provuar të gjejnë një përputhje.

Gjithashtu, policia po teston tre gëzhoja plumbash dhe tre fishekë të gjetur në vendngjarje për ADN.

Një telefon celular u zbulua në një rrugicë përgjatë rrugës së arratisjes së të dyshuarit. Policia thotë se janë duke “punuar” përmes telefonit.

Hetuesit thanë gjithashtu se do të kontrollonin dhomën e Thompson në Marriott aty pranë, e cila është poshtë rrugës ku ndodhi incidenti.

Motivi mbetet mister

Hetuesit deri më tani nuk kanë identifikuar një motiv të vrasjes, megjithëse policia vuri në dukje se sulmuesi u largua pa marrë asnjë nga sendet e Thompson.

Në një intervistë për MSNBC, gruaja e Thompson tha se kishte pasur “disa kërcënime” kundër tij më herët, megjithëse ajo nuk ishte në gjendje të jepte detaje.

“Unë vetëm e di se ai tha se kishte disa njerëz që e kishin kërcënuar,” tha ajo.

Sipas policisë në qytetin e lindjes së Thompson, Maple Grove, Minesota, kishte pasur më parë një incident të dyshimtë në shtëpinë e tij në vitin 2018.