Ditëve të nxehta duket si i ka ardhur fundi.
Reshje shiu dhe temperatura të ulëta kanë parashikuar meteorologët deri ditën e premte.
Duhet që çadrat të mos i largojmë nga vetja e të jemi të kujdesshëm që mos ti “dhurojmë” në kafene apo ti harrojmë në shtëpi kur dalim.
“Meteoalb” ka parashikuar se sot dhe nesër do të ketë reshje të shumta që gjatë natës do të jenë edhe më të dendura.
Por prisni surprizën…
Përveç reshjeve të shumta për dy ditët ne vazhdim do të ketë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave.
Kjo situatë do të vazhdojë deri të premten.
Por nëqoftëse keni bërë plane për fundjavën, keni bërë mirë sepse do të kemi kthjellime dhe rritje temperaturash.
Në fund të fundit, nuk kemi pse ankohemi, tani edhe shiu ka kohën dhe ditët e tij.