Një ditë pas protestës, Ilir Meta ka thërritur në Presidencë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takimi i zhvilluar larg syrit të medias ka zgjatur rreth 60 minuta dhe mendohet të jetë diskutuar në lidhje me manifestimin që u zhvillua një ditë më parë dhe hapat që do të ndiqen më pas në ditët në vijim.
Gjatë takimit, mund të jenë diskutuar edhe skenarë të tjerë të mundshëm në lidhje me veprimet që do pasojnë tubimin. Presidenti Meta tha gjatë tubimit se “2 Marsi ishte vetëm fillimi dhe se nuk do të ndalet deri në rikthimin e ligjshmërisë në vend”.
Në tubimin e 2 marsit, Meta firmosi dekretin për rrëzimin e marrjes së kompetencave të Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kërcënoi dhe paralajmëroi mazhorancën se nëse nuk ka reflektim nga ana e saj brenda 15 marsit dhe të tërhiqet nga “veprimet e saj antikushtetuese”, atëherë ai do të firmoste dekretin e shpërndarjes së parlamenti, të cilin e quan “parlament dele”. Dhe këtë dekret Meta tha se do të vijë ta firmosë së bashku me popullin brenda ambienteve të Kuvendit për të rikthyer “drejtësinë dhe sundimin e ligjit në vend”.